Koment – Periudhë dhe strategji e re për rritjen e shifrave të punësimit në Turqi

Të dhënat e deklaruara në fillim të javës për çerekun e tretë të vitit, tregojnë edhe një herë se ekonomia e Turqisë vazhdon të rritet duke përfituar përshpejtim.

Koment – Periudhë dhe strategji e re për rritjen e shifrave të punësimit në Turqi

Vazhdon performanca e rritjes ekonomike të Turqisë. Të dhënat e deklaruara në fillim të javës për çerekun e tretë të vitit, tregojnë edhe një herë se ekonomia e Turqisë vazhdon të rritet duke përfituar përshpejtim. Në këtë periudhë duke u rritur 11,1% dhe duke u pritur që këtë vit ekonomia turke të rritet 6,5-7,5%, këto shifra bëhen shpresë edhe për rritjen e performancës së punësimit. Nëse do të kemi parasysh se vitin e fundit janë krijuar vende pune për 1,2 milion persona, mobilizimi i punësimit i shpallur një vit më parë ka treguar një sukses të madh.

Në këtë aspekt mund të themi se marrja nën ndikim e kësaj performance të madhe të suksesshme  në çdo fushë të shoqërisë është një çështje shumë e rëndësishme. Kështu që rritja e përjetuar në punësim, krahas rritjes ekonomike tregon edhe fushën e gjerë të ndikimit të përhapjes në themel dhe mbi popullin.

Nxitjet e reja për rritjen e punësimit të Presidentit Erdoan në Këshillim e Punësimit do ti japin një përshpejtim të ri këtij procesi. Një nga temat që bien më shumë në sy në deklaratat në lidhje me këtë çështje është thirrja për punësim +2. Në kuadër të stimulimit +1, që hyri në zbatim në fillim të vitit 2017, punëdhënësit, që krahas punonjësve aktualë, marrin në punë edhe një punëtorë tjetër, shteti i paguan sigurimet shoqërore të punëtorit dhe obligimin e taksave.

Zbatimit të stimulit +1 që siguroi kontribut në punësim parashikohet ti shtohet sistemi i stimulimit +2 që do të sigurojë edhe më shumë punësim. Suksesi i arritur në përqindjen e punësimit në vitin 2017 me nxitjen edhe +1 të punësimit, duke u dyfishuar në vitin e ardhshëm, mund të themi që përbën një hap strategjik në këtë çështje.

Në të njëjtën kohë nuk duhet harruar se ky zbatim njeh privilegje edhe për zejtarët. Për çdo biznes të vogël me më pak se 3 punëtor, për çdo punëtor të ri që ky biznes do të krijoj punësim, shteti do të paguaj rrogën dhe taksat e një prej punonjësve. Kështu që hezitimi i bizneseve të vogla për punësim do të tejkalohet me anë të mbështetjes së dhënë prej shtetit.

Për më tepër këto stimulime nuk janë vetëm në kuadër të përgjithshëm por ka edhe stimulime të rëndësishme për grupe që kanë nevojë për politika të veçanta. Për shembull, planifikohet të hyjnë në zbatim mbështetjet që kanë për bazë rritjen e punësimit të gruas. Agjencia Turke e Punësimit (ISKUR), për gratë që marrin pjesë në kurset e sektorit industrial, në kuadër të programit “mësoji zanatin dhe punësoje”, do tu japë atyre mbështetje prej 400 lirash turke për mirëmbajtjen e fëmijëve. Një nga arsyet themelore të papunësisë në Turqi e përbëjnë përqindja e lartë e mos përfshirjes së gruas në jetën e punës. Ndërkohë që përfshirja e meshkujve në fuqinë punëtore është rreth 73,1%, punësimi i gruas mbetet në nivelin 34,5%. Në të njëjtën mënyrë, e parë nga aspekti i përqindjes së punësimit, ndërkohë që për meshkujt shifrat tregojnë 66,9%, për punësimin e gruas këto shifra mbeten në nivelin 29,4%.

 

Një prej arsyeve kryesore që gratë tërhiqen nga jeta e punës është kujdesi dhe mirëmbajtja e fëmijës. Rrjedhimisht, një lehtësim i tillë i ofruar për gratë përpara se të fillojnë jetën e punës dhe përballimit me një prej vështirësive më të mëdha për to, do ta bëjnë më të volitshme hyrjen e tyre në tregun e fuqisë punëtore.

Një tjetër çështje për të cilën tërhoqi vëmendjen Presidenti Erdoan, ishte çështja e personave me aftësi të kufizuara. Erdoan theksoi se donacionin prej 36 mijë lirash, që Agjencia Turke e  Punësimit (ISKUR) jep për personat me aftësi të kufizuara, e rriti në 50 mijë lira dhe nënvizoi rëndësinë që përbën ky rast për personat me aftësi të kufizuara që dëshirojnë të hapin biznesin e tyre.    

Sot Turqia ka vizatuar hartën rrugore të strategjisë së re të punësimit që përfshin gjithë vendin. Këto vendime të marra për të siguruar punësim do të heqin një e nga një të gjitha pengesat që qëndrojnë përpara tregut të fuqisë punëtore dhe do të sigurojnë përparimin me hapa të sigurta për të arritur sukses në këtë rrugë.  



Lajme të ngjashme