Çavusoglu: Greqia të respektojë Traktatin e Lozanës për pakicat

Zv.kryeministri Hakan Çavushollu (Hakan Çavuşoğlu) bëri sqarime për çështjen e përditësimit të Traktatit të Lozanës.

Çavusoglu: Greqia të respektojë Traktatin e Lozanës për pakicat

Deklaratat e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë vizitës që bëri më 7-8 dhjetor në Greqi në lidhje me përditësimin Traktatit të Lozanës, i cili është nënshkruar në vitin 1923, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

"Qëllimi Presidentit Erdoan lidhur me kërkesën për përditësimin e (Traktitit të) Lozanës nuk është absolutisht një kërkesë ndaj integritetit territorial të Greqisë dhe të ndonjë vendi tjetër”,- u shpreh Hakan Çavushollu për Radiotelevizionin Publik të Turqisë (TRT).

"Për fat të keq, Greqia vazhdon të rezistojë për të mos u njohur e dhënë të drejtat komunitetit pakicë që jeton në Trakinë Perëndimore, sidomos të drejtat që kanë të bëjnë me myftinitë, arsimin, fondacionet dhe identitetin etnik, të drejta këto që burojnë nga Traktati i Lozanës”,- nënvizoi Çavushollu.

Zv.kryeministri Çavushollu nënvizoi se çështja e zgjedhjes së myftiut duhet trajtuar në kuadër të respektimit të pakicës myslimane turke atje. 

Autoritetet greke e morën mesazhin që donte të jepte Erdoani në lidhje me përditësimin e Traktatit të Lozanës, vijoi Çavushollu dhe e vlerësoi si një hap pozitiv deklaratën e Kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras lidhur me myftinitë.

"Nuk është bujari një hap që do të hidhet nga Greqia në këtë drejtim. Ne do të ndjekim dhe shikojmë hapat që do të hedhin autoritetet greke në vazhdim”, përfundoi Zv.kryeministri Hakan Çavushollu.



Lajme të ngjashme