Turqia dënoi ashpër sulmin e terrorit në Beluçistan të Paksitanit

Dje ndaj një kishe në kryeqytetin Ketta të Beluçistanit u ndërmor një sulm kamikaz.

Turqia dënoi ashpër sulmin e terrorit në Beluçistan të Paksitanit

Në sulmin kamikaz të ndërmarrë të dielën ndaj një kishe në kryeqytetin Ketta të Beluçistanit në Pakistan kanë humbur jetën 9 persona.

Dy sulmues kamikazë morën në shënjestër meshën e së dielës që mbahej në një kishë në kryeqytetin Ketta.

Bëhet e ditur se njëri prej agrosorëve u neutralizua nga ana e policisë në hyrje të kishës.

Ndërkaq sulmuesi i dytë arriti të futet brenda, ku pastaj aktivizoi bombat që kishte në trup.

Mësohet se përgjegjësinë për sulmin në fjalë e ka pranuar organizata terroriste DAESH.

 

Ndërsa Turqia me anë të një komunikate me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme e dënoi ashpër këtë sulm.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se “Dënojmë ashpër sulmin e terrorit, ndërsa popullit dhe qeverisë vëlla dhe mik të Pakistanit u shprehim ngushëllime për jetët e humbura në këtë sulm”.



Lajme të ngjashme