Yildirim bën apel për një adresim global të shkaqeve të migracionit

Në fjalën drejtuar Simpoziumit të Migracionit dhe Integrimit që mbahet sot (e premte) në kryeqytetin e vendit, Ankara, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se migracioni është një problem global dhe duhen zbuluar shkaqet e tij.

869211
Yildirim bën apel për një adresim global të shkaqeve të migracionit

Me operacionin “Mburoja e Eufratit”, që realizoi Turqia vitin e kaluar në veri të Sirisë, është pastruar nga organizatat terroriste DAESH dhe PKK/YPD një territor me sipërfaqe prej 2 mijë kilometra katrorë,- theksoi Jëlldërëm duke shtuar se rreth 75 mijë refugjatë të strehuar në Turqi tani janë kthyer e vendosur sërish në shtëpitë e tyre, ku vazhdojnë jetën normale.

Në lidhje me refugjatët qeveria ka marrë edhe një vendim të ri. Me qëllim koordinimin më mirë të çështjeve që kanë të bëjnë me refugjatët kompetenca i është transferuar Drejtorisë së Përgjithshme të Administrimit të Migracionit, e cila është e varur nga Ministria e Punëve të Brendshme, shtoi ai.

Duke theksuar se problemi i refugjatëve është një problem me të cilin po aq sa Turqia, po përballet i gjithë njerëzimi, Kryeministri Jëlldërëm tha: "Rreth 3 milionë njerëz, ose 3 për qind e popullsisë së botës, sot jetojnë jashtë vendit të tyre. Numri i emigrantëve i ka tejkaluar të 60 milionët. Po ti rendisim vendet e botës sipas popullsisë që kanë, në vendin e 21-të qëndron ‘vendi i emigrantëve’ si vendi me popullsinë më të madhe në botë. Emigrantët renditen të 21-ët në mesin e 196 vendeve. Pra emigrantët kanë arritur në një dimension të tillë nëse do ti përkufizonim ata si një shet më vete. Rreziku është i madh dhe duhet të merren patjetër masa, të cilat nuk duhet të merren vetëm nga vendet, por edhe bashkërisht”.

Jëlldërëm: Duhen zbuluar shkaqet e migrimit

Kryeministri foli edhe për nevojën e adresimit të shkaqeve të migracionit. "Cilat janë këto? Terrorizmi global, vakumi i autoritetit, qeverisje të padrejta, persekutim, shtypje, janë disa prej këtyre shkaqeve. Fenomeni i migracionit nuk duhet trajtuar në bazë të pasojave, por të shkaqeve. Është një çështje që duhet vlerësuar në kuptimin global”, - përfundoi Jëlldërëm.

 


Lajme të ngjashme