Siguria e rajonit bisedohet në samitin e rëndësishëm të komandantëve në Ankara

Në mbledhjen e zhvilluar në selinë e Shtabit të Përgjithshëm në Ankara, u bisedua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në rajon duke filluar nga Iraku dhe Siria dhe masat që duhet të merren në luftën kundër terrorit.

Siguria e rajonit bisedohet në samitin e rëndësishëm të komandantëve në Ankara

Me kryesimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, gjeneralarmate Hulusi Akar në Ankara u zhvillua një samit i rëndësishëm i sigurisë ku morën pjesë edhe Shefi i Shtatmadhorisë së Irakut gjeneralarmate Osman Ganimi, Komandanti i Forcave Amerikane në Evropë, gjeneralarmate Curtis M. Scaparrot dhe Komandanti i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM) gjeneralarmate Joseph L. Votel.

Sipas deklaratës së bërë nga Shtabi i Përgjithshëm, në mbledhjen e zhvilluar në selinë e Shtabit të Përgjithshëm në Ankara, u bisedua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në rajon duke filluar nga Iraku dhe Siria dhe masat që duhet të merren në luftën kundër terrorit.

Në Ankara mbahet një samit i rëndësishëm për sigurinë | TRT  Shqip

 


Lajme të ngjashme