Në Ankara mbahet një samit i rëndësishëm për sigurinë

Shefi i Shtabit të Irakut dhe gjeneralë amerikanë sot po zhvillojnë një takim me gjeneralarmate Hulusi Akar në selinë e Shtabit të Përgjithshëm në Ankara.

Në Ankara mbahet një samit i rëndësishëm për sigurinë

Krahas Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, gjeneralarmate Hulusi Akar në takim marrin pjesën Shefi i Shtatmadhorisë së Irakut gjeneralarmate Osman Ganimi, Komandanti i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM) Joseph Votel dhe Komandanti i Forcave Amerikane në Evropë, gjeneralarmate Curtis Scaparrot.

Temat kryesore të takimit janë Siria, zhvillimet e fundit në Afrin, provincë e kontrolluar nga PYD/YPG, që është zgjatimi i organizatës terroriste separatiste PKK në Siri dhe çarmatimi i PYD-së.

Një kryefjalë kritike e samitit ka të bëjë veçanërisht me kërkesat e Turqisë për çarmatimin e PYD-së dhe masat që duhet ndërmarrë në këtë drejtim.

ShBA-ja përballet shpesh me kritika për furnizimin me armë të organizatës terroriste.

Takimi i gjeneralëve pritet të adresojë edhe skandalin që ndodhi në stërvitjen e NATO-s zhvilluar më 8 nëntor në Norvegji.

Pritet që gjenerali Curtis Scaparrotti, i cili është njëherësh edhe Komandant Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, të ndajë në këtë takim me gjeneralin Akar masat që janë marrë brenda NATO-s për të shmangur përsëritjen e një skandali të ngjashëm.

Në stërvitjen e NATO-s në Norvegji ishin vendosur në shënjestër themeluesi i Republikës së Turqisë Mustafa Kemal Ataturk dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). 

Kurse në Holandë një punonjës i NATO-s kishte hapur një llogari të rreme në media sociale me emrin Erdogan dhe kishte bërë postime provokuese kundër NATO-s.



Lajme të ngjashme