Bozdag: Tani ka filluar një fazë e re në çështjen e Palestinës

“Dje në Stamboll u mbajt një samit historik, ku u jetua një pikëkthesë në kauzën palestineze dhe është hapur një faqe e re", deklaroi Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag.

868460
Bozdag: Tani ka filluar një fazë e re në çështjen e Palestinës

Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag deklaroi se tani është kaluar në një fazë të re kauza në palestineze.

“Dje në Stamboll u mbajt një samit historik, ku u jetua një pikëkthesë në kauzën palestineze dhe është hapur një faqe e re. Tani është krijuar një situatë tjetër prej asaj që ishte deri më sot. Tani kemi një shtet palestinez me kryeqytet të njohur dhe është bërë qartë thirrja për njohjen e këtij shteti dhe kryeqytetit të tij”, deklaroi Bozdag.

Në lidhje me shpalljen e Jerusalemit Lindor si kryeqytet të Palestinës nga ana e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), Bozdag foli kështu: “Tani Jerusalemi Lindor është kryeqyteti i Palestinës dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë samit që nënshkruan komunikatën përfundimtare ka pranuar dhe shpallur Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të Palestinës. Kjo është një pikëkthesë në çështjen Palestinës, në kauzën palestineze është një pikëkthesë, një vendim historik në mosmarrëveshjet mes Izraelit dhe Palestinës”.

 

Zëvendëskryeministri Bozdag gjithashtu shtoi se “Është shumë e qartë se problemet e Lindjes së Mesme nuk do të zgjidhen për sa kohë të mos zgjidhet çështja e Jerusalemit. Prandaj, shpresojmë që ata, të cilët bëjnë llogari në lidhje me Jerusalemin, ata që bëjnë përpjekje për të ndryshuar statusin historik të Jerusalemit të njohur me marrëveshje dhe të drejtën ndërkombëtare, do të kuptojnë se atë nuk do të mund ta ndryshojnë me fakt të kryer. Por, në qoftë se nuk e kanë kuptuar, natyrisht se bota islame do të bëjë shpjegimin, cili qofshin ai, kur të shfaqet nevoja për këtë”.



Lajme të ngjashme