Tri personalitete turke vlerësohen me çmimin e suksesit në Gjermani

Tri personalitete me origjinë turke janë vlerësuar të martën në mbrëmje me çmimin e suksesit në Frankfurt të Gjermanisë...

867280
Tri personalitete turke vlerësohen me çmimin e suksesit në Gjermani

Tri personalitete me origjinë turke janë vlerësuar të martën në mbrëmje me çmimin e suksesit në Gjermani.

Në ceremoninë e organizuar në qytetin Frankfurt u vlerësuan me çmim gjithsej 37 personalitete me orgjinë të huaj, mes të cilëve ndihmëskryemjeku i Klinikës së Universitetit “Goethe” në këtë qytet, prof. dr. Hudayi Korkusuz, ish-drejtori i Repartit të Kardiologjisë, Angiologjisë dhe Urgjencës së Spitalit “Hochst” të Frankfurtit, prof. dr. Semi Sen, si dhe presidentja e Bordit Ekzekutiv të “Akbank AG” dhe anëtare e Këshillit Konsultativ të Bankës Qendrore të Gjermanisë, Banu Ejder Ozcan.

Ceremonia e shpërblimit të personaliteteve të suksesshme të huaja u mbajt në Kishën e Palit (Paulskirche), nën kujdesin e Kuvendit të së Huajve të Bashkisë Metropolitane të Frankfurtit.

Nga Turqia në këtë ceremoni u shpërblyen ndihmëskryemjeku i Klinikës së Universitetit “Goethe” në këtë qytet, prof. dr. Hudayi Korkusuz, ish-drejtori i Repartit të Kardiologjisë, Angiologjisë dhe Urgjencës së Spitalit “Hochst” të Frankfurtit, prof. dr. Semi Sen, si dhe presidentja e Bordit Ekzekutiv të “Akbank AG” dhe anëtare e Këshillit Konsultativ të Bankës Qendrore të Gjermanisë, Banu Ejder Ozcan.

“Jam shumë i lumtur që më vlerësuan të denjë për këtë çmim, por ka diçka edhe më të rëndësishme se kjo. Tani, në Evropë dhe në Gjermani, ka një valë të frikshme islamofobe. Megjithatë një çmim i tillë, përkundër një klime të tillë, më bën të ndihem krenar si mysliman”, deklaroi prof. dr. Korkusuz.

Ndërsa prof. dr. Sen theksoi se shpreson që kjo të kontribuojë në konsolidimin e miqësisë turko-gjermane.

“U treguan të sjellshëm dhe na vlerësuan të denjë për këtë çmim. Prandaj ndihem i lumtur”, shtoi ai.

E kënaqur dhe e lumtur për vlerësimin me çmimin e suksesit në këtë mbrëmje u shpreh gjithashtu presidentja e Bordit Ekzekutiv të “Akbank AG”, Banu Ejder Ozcan.



Lajme të ngjashme