Liderët e vendeve anëtare të OBI-t mblidhen në Stamboll

Turqia si kryesuesja e radhës e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) ftoi liderët në një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Liderët e vendeve anëtare të OBI-t mblidhen në Stamboll

Liderët e vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) do të mblidhen në Stamboll në një mbledhje të jashtëzakonshme me ftesë të Turqisë, e cila është edhe kryesuesja e radhës e kësaj organizate.

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci, Presidentin i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani dhe Emiri i Katarit, Sheik Temim bin Hamad Al-Thani erdhën në Stamboll me avionë të posaçëm.

Liderët mblidhen në mbledhjen e jashtëzakonshme për të protestuar në lidhje me vendimin e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

 


Lajme të ngjashme