Kryeministri Yildirim takohet me mysafirët e ardhur për samitin e OBI-t

Kryeministri Binali Yildirim u takua me Zëvendëspresidenten e Gambias, Aja Fatouma dhe homologun e tij nga Taxhikistani, Kohir Rasulzoda.

Başbakan Yıldırım-Gambiya Cumhurbaşkanı Yardımcısı Fatouma görüşmesi.jpg

Kryeministri Binali Yildirim u takua me Zëvendëspresidenten e Gambias, Aja Fatouma dhe homologun e tij nga Taxhikistani, Kohir Rasulzoda, të cilët ndodhen në Turqi për të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të liderëve të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).

Në takimet e ndara që u zhvilluan në zyrën e Kryeministrisë në Pallatin Dollmabahçe në Stamboll u bisedua në lidhje me statusin e Jerusalemit dhe për çështjet e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë takimit me Zëvendëspresidenten e Gambisë u vë theksi në vazhdimin e përkrahjes që ofron Turqia në zhvillimin e Gambisë dhe u shprehë dëshira që marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve të ngritën në potencialin e përshtatshëm.

Në këtë takim Zëvendëspresidentja, Aja Fatouma falënderoi Turqinë për përkrahjen që jep Turqia në zhvillimin e vendit të saj.

Ndërkaq gjatë takimit me homologun e tij nga Taxhikistani, shefi i qeverisë turke falënderoi Rasulzoda për bashkëpunimin me Turqinë të treguar pas 15 korrikut, ndërsa vuri theksin në vullnetin e vendit të tij për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve në çdo fushë dhe në objektivin e arritjes së vëllimit tregtar në 1 miliardë dollarë, i cili shënoi ulje viteve të fundit.

Kryeministri mysafir Rasulzoda theksoi se vendi i tij do të vazhdoj të jetë pranë Turqisë në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) dhe shprehu gatishmërinë për të bërë atë që është e nevojshme për të arritur në potencialin e vërtet në tregti mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit gjithashtu vënë në dukje rëndësinë e kësaj iniciative të ndërmarrë nga ana e Turqisë për çështjen e Jerusalemit.



Lajme të ngjashme