Yildirim: Posta e Nderit të Sulejman Shahut do të kthehet në vendin e vjetër

“Duam të shprehemi qartë se jemi shumë të ndjeshëm ndaj të drejtave tona historike", deklaroi Kryeministri Binali Yildirim gjatë fjalimit të tij të mbajtur në asamblenë e përgjithshme në kuvend.

Yildirim: Posta e Nderit të Sulejman Shahut do të kthehet në vendin e vjetër

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi se Posta e Nderit të Sulejman Shahut, që ndodhet në territoret e Sirisë dhe që u evakuua në vitin 2015 do të kthehet në vendin e vjetër.

Në fjalën e tij të mbajtur në punimet e asamblesë së përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Kryeministri Yildirim tha: “Duam të shprehemi qartë se jemi shumë të ndjeshëm ndaj të drejtave tona historike. Posta e Nderit të Sulejman Shahut është pronë e Turqisë dhe aty do të valëvitet flamuri turk. Ky vend është evakuuar për një kohë të shkurtë. Me stabilizimin e situatës në Siri ai do të hapet sërish”.

Posta e Nderit të Sulejman Shahut që ndodhet në fshatin Karakozak të Menbixhit në vitin 2015 ishte evakuuar përkohësisht në fshatin Eshme për shkak të rritjes së luftimeve në këtë zonë.  

Duke prekur edhe në zhvillimet në Siri shefi i qeverisë turke rikujtoi procesin e bashkëpunimit tresh të Astanasë (Turqi-Rusi-Iran) të filluar me qëllim të shtrirjes së armëpushimit të vendosur në fund të vitit të kaluar në Halep në tërë territorin e Sirisë.

Kryeministri rikujtoi se me vendimet e marra në Astana është ulur edhe numri i ngjarjeve të dhunës dhe është filluar me procesin për gjetjen e zgjidhjes politike në Siri.

Yildirim nënvizoi se zgjidhja përfundimtare do të jetë rindërtimi i një shteti të Sirisë me tërësi territoriale dhe unitet politik ku do të përfshihen të gjitha elementet, të cilat nuk kanë qenë të përziera me terrorin.

Kreu i qeverisë turke gjithashtu rikujtoi se paqja, mirëqenia dhe stabiliteti i Irakut janë të rëndësisë jetike për Turqinë dhe se ajo ndodhet pranë qeverisë së Irakut përballë iniciativës së referendumit të paligjshëm për pavarësi që u ndërmor nga ana e administratës rajonale kurde të Irakut dhe e cila sfidoi unitetin politik dhe tërësinë territoriale të Irakut, ndërsa shtoi se gjatë kësaj kohe në objektiv nuk është marrë populli kurd.



Lajme të ngjashme