Takimi Erdogan-Putin-Blerja e sistemit S-400 nga Rusia finalizohet brenda javës

Në konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rus Vladimir Putin në Ankara, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bëri të ditur se blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia do të finalizohet këtë javë.

"Kolegët tanë do të takohen këtë javë për ta përfunduar këtë punë", tha Erdoğan.

"Bashkëpunimi Turqi-Rusi po rritet çdo ditë e më shumë. Kemi një mjedis harmonik të punës në nivelin politik. Vëllimi i tregtisë dypalëshe me Rusinë ka shënuar rritje prej 30 për qind në 10 muajt e parë të vitit 2017", shtoi ai, duke nënvizuar se pritet edhe rritje e numrit të turistëve rusë në vitin 2018.

Erdoğan po ashtu tha se koordinimi strategjik mes dy vendeve do të vazhdojë me mbledhjen e shtatë të këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë strategjik që do të mbahet vitin e ardhshëm. (AA)

Lajme të ngjashme