Turqia përgëzon Irakun për fitoren ndaj DAESH-it

"Gjatë procesit në vijim nevojitet hedhja e hapave të vendosura për rindërtimin e vendeve të çliruara, forcimin e institucioneve irakiane dhe për arritjen e konsensusit kombëtar", thuhet në komunikatën e lëshuar nga MPJ e Turqisë.

Turqia përgëzon Irakun për fitoren ndaj DAESH-it

Turqia përgëzoi Irakun për luftën e tij kundër organizatës terroriste DAESH.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë u kërkua mëshirë prej Perëndisë për personat që humbën jetën në luftën kundër DAESH-it.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme shkruhet kështu: “E përgëzojmë qeverinë irakiane dhe shprehim kënaqësinë nga përfundimi i suksesshëm i luftës kundër DAESH-it në Irak. Ndërsa nga Perëndia kërkojmë mëshirë për vëllezërit tanë që dhanë jetët e tyre në këtë luftë. Është vlerësuar se gjatë procesit në vijim nevojitet hedhja e hapave të vendosura për rindërtimin e vendeve të çliruara, forcimin e institucioneve irakiane dhe për arritjen e konsensusit kombëtar mes vëllezërve tanë irakian. Është e rëndësishme që punimet, që do të kryhen në këtë drejtim, të vihen në jetë me një botëkuptim gjithëpërfshirës të të gjitha shtresave të shoqërisë”.

Në komunikatë gjithashtu theksohet se Turqia ashtu si në luftën kundër DAESH-it edhe gjatë periudhës pas tij do të vazhdojë të veprojë në kuadër të bashkëpunimit dhe solidaritetit me qeverinë irakiane.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi në fjalimin e tij të fitores të mbajtur dje njoftoi fitoren kundër DAESH-it, ndërsa fitorja u kremtua me një parakalim ushtarak në kryeqytetin Bagdad.



Lajme të ngjashme