Kalin: Izraeli të japë njëherë llogari për ato që ka bërë deri tani

“Dënojmë në formën më të ashpër deklaratat e Kryeministrit të Izraelit, Beniamin Netanjahu në lidhje me Presidentin tonë”, ka reaguar zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) përmes një komunikate me shkrim.

Kalin: Izraeli të japë njëherë llogari për ato që ka bërë deri tani

Përmes një komunikate me shkrim Kallën njofton se i kanë dënuar në formën më të ashpër deklaratat e kryeministrit izraelit, Beniamin Netanjahu kundër Presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). 

"Izraeli, një vend që injoron të drejtën ndërkombëtare, mban të pushtuara territore, që për qindra vite janë atdheu i popullit palestinez, që i shkel sistematikisht rezolutat e Kombet e Bashkuara, fillimisht duhet të japë llogari për ato që ka bërë vetë", thekson Kallën në komunikatën e tij me shkrim dhe shton:

"Është e pamundur që të merren seriozisht pretendimet dhe akuzat e ngritura për të shtypur ndjenjën e fajësisë së një mentaliteti, i cili masakron mijëra palestinezë të pafajshëm dhe i cili i ka shndërruar territoret palestineze në një burg në qiell të hapur. Ata që mendojnë se do ta bëjnë Jerusalemin kryeqytet të një shteti pushtues me një ‘fakt të kryer’, harxhojnë kohën kot. Autoritetet izraelite në vend që të sulmojnë vendin dhe liderin tonë, ti japin fund pushtimit të territoreve palestineze. Republika e Turqisë ashtu sikurse në çdo vend të botës, do të vazhdojë të jetë pranë të drejtës, ligjit dhe të pafajshmëve në Palestinë".

 


Lajme të ngjashme