Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shimshek: Nisma e Trumpit nuk siguron paqe

Zëvendëskryeministri Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) në lidhje me vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit tha se me nisma të tilla nuk mund të sigurohet paqja.

“Ka një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me çështjen e Jerusalemit. Vendimi i Trumpit nuk është për paqen dhe stabilitetin e Jerusalemit dhe është në kundërshtim me drejtësinë ndërkombëtare. Vendimi i Trumpit nuk kontribuon aspak në pritshmërinë për paqe” tha Shimshek.

Ministri turk mbajti një fjalim në mbledhjen me temë “Panorama e ekonomisë turke dhe afrimi i vërtetë me SHBA” të organizuar instituti i mendimit, Qendra e Politikave të Evropës (EPC) në Bruksel të Belgjikës.

Në mbledhje Turqia u përfaqësua nga delegacioni i kryesuar nga Zëvendëskryeministri Mehmet Shimshek, në të cilin bënin pjesë edhe Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci) dhe Ministri i Tregtisë, Bylent Tyfenkxhi (Bülent Tüfenkci).

Në fjalimin e tij Shimshek tha se Turqia po vazhdon reformat e saj.

Ai tha se afati i përdorimit të unionit doganor ka skaduar dhe përditësimi i tij është edhe në dobi të Bashkimit Evropian.

Kurse Zëvendëspresidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian, Jyrki Katainen, tha: “Të gjithë dëshirojnë përditësimin e marrëveshjes së Unionit Doganor dhe liberalizimit të vizave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë”.

Lajme të ngjashme