Hutbet në xhamitë e Turqisë ishin për Jerusalemin dhe domethënien e tij

Xhamitë në të gjithë Republikën e Turqisë mbajtën sot një lutje për Al-Kudsin, ndërsa imamët gjatë hutbes thanë se populli turk ka qenë gjithmonë me vëllezërit palestinezë dhe se do të jetë edhe kur është fjala për mbrojtjen e statusit të Al-Kudsit (Jerus

Hutbet në xhamitë e Turqisë ishin për Jerusalemin dhe domethënien e tij

Xhamitë në të gjithë Republikën e Turqisë mbajtën sot një lutje për Al-Kudsin, ndërsa imamët gjatë hutbes thanë se populli turk ka qenë gjithmonë me vëllezërit palestinezë dhe se do të jetë edhe kur është fjala për mbrojtjen e statusit të Al-Kudsit (Jerusalem).

Duke lexuar hutben e Entit të Çështjeve Fetare (Dijanet), imamët turq në faljen e namazit të xhumasë cituan pjesë të Kur'anit dhe lexuan hadithet që tregojnë rëndësinë e Al-Kudsit dhe Xhamisë Al-Aksa për myslimanët.

Në hytben e Entit të Çështjeve Fetare “Plaga jonë e pambyllur: Jerusalem” u shpjegua rëndësia e Jerusalemit për besimtarët myslimanë.

Në të u rikujtua se Al-Kuds (Jerusalemi) është një qytet i nderuar, në të cilin çdo besimtar është i lidhur ngushtë. Al-Kuds nuk është një copë toke e thjeshtë. Al-Kuds nuk është vetëm kauza e atyre që jetojnë rreth Palestinës dhe Xhamisë Al-Aksa, është një kauzë e përbashkët e të gjithë myslimanëve dhe njerëzimit. (AA)

 


Lajme të ngjashme