Erdoan në Greqi: Solidariteti reciprok është më i rëndësishëm në këtë periudhë të vështirë

I gjendur për një vizitë zyrtare në Greqi, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan shprehu kënaqësinë që zhvillon këtë vizitë si Presidenti i Turqisë për herë të parë pas 65 vjetësh pas të ndjerit Celal Bayar (presidenti turk i asaj kohe).

Erdoan në Greqi: Solidariteti reciprok është më i rëndësishëm në këtë periudhë të vështirë

I gjendur për një vizitë zyrtare në Greqi, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe bashkëshortja e tij Emine Erdoan, morën pjesë në darkën zyrtare të shtruar për nder të tyre në Pallatin presidencial nga Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos dhe bashkëshortja e tij Vlasia Pavlopoulos.

Në fjalimin e mbajtur përpara darkës, Presidenti Erdoan e filloi fjalën e tij duke thënë: “Ju përshëndet me ndjenjat më të thella të zemrës në këtë sofër plot kuptim”.

Ai shprehu kënaqësinë që zhvillon këtë vizitë në Greqi si Presidenti i Turqisë për herë të parë pas 65 vjetësh pas të ndjerit Celal Bayar (presidenti turk i asaj kohe).

“Ne faktikisht jemi dy popuj të ndërthurur me njëri-tjetrin dhe kemi një histori të lashtë që zgjat me vite. Në kemi me mijëra qytetarë të Rumelisë në vendin tonë. Në të njëjtën mënyrë edhe në Greqi kemi shumë bashkëkombës. Me bashkëjetesë mund të shohim se si është ndërthurur jeta jonë në pikën kulturore madje edhe fetare. Objtektiva jonë, bashkë me këtë vizitë është të ndërtojmë një të ardhme më ndryshe, ta gjallërojmë atë. Të kemi këtu unitet e solidaritet” vlerësoi Presidenti Erdoan.  

Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe kur përjetohen ngjarje shumë kritike dhe rajoni përballet me probleme serioze, solidariteti ndërmjet dy vendeve është edhe më i rëndësishëm.

 

Kreu i shteti turk duke nënvizuar hapat e rëndësishme që mund të hidhen sot në fushën e energjisë, u shpreh me fjalët: “Turqia në këtë pikë është me të vërtetë një qendër. Nga njëra anë TANAP dhe TAP, nga ana tjetër projekti i Rrjedhës Turke. Të gjitha këto tregojnë se çfarë infrastrukture mund të krijohet në gazin natyror edhe për ngrohje dhe veçanërisht për industrinë dhe teknologjinë”.



Lajme të ngjashme