Avramopulos: Turqia dhe BE-ja duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi për bashkëpunim dhe afrim

Komisioneri evropian përgjegjës për migrim, çështje të brendshme dhe nënshtetësi, Dimitris Avramopulos në kuadër të programit të Brukselit të organizuar nga Delegacioni i BE-së për Turqinë u takua me gazetarët turq.

864268
Avramopulos: Turqia dhe BE-ja duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi për bashkëpunim dhe afrim

Komisioneri evropian përgjegjës për migrim, çështje të brendshme dhe nënshtetësi, Dimitris Avramopulos bëri të ditur se të gjithë duhet të tregojnë përgjegjësi për bashkëpunim dhe afrim.

Avramopulos në kuadër të programit të Brukselit të organizuar nga Delegacioni i BE-së për Turqinë u takua me gazetarët turq.

Duke e bërë të ditur se perspektiva e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është shumë e rëndësishme, Avramopulos tha se “Roli im është ti afroj më shumë Turqinë dhe BE-në. Strategjia e vetme e BE-së është që Turqia të avancoj në rrugën e saj drejt anëtarësimit”.

Komisioneri evropian bëri të ditur se është e rëndësishme që Turqia ti afrohet standardeve të BE-së në çdo fushë, ndërsa shtoi se “Në çështjen e sigurisë, Bashkimi Evropian dëshiron të forcoj, e jo të ulë kapacitetin e Turqisë në luftën kundër terrorit”.

Ai gjithashtu shtoi se është e nevojshme që të veprohet me harmoni në luftën kundër terrorit, ndërsa bëri të ditur se “Të gjithë jetojmë probleme të ngjashme në këto troje. Për këtë arsye duhet të tregojmë përgjegjësi për bashkëpunim dhe afrim”.

Avramopulos vuri theksin në jetët e shpëtuara të shumë njerëzve në saje të marrëveshjes së emigrantëve të arritur mes Turqisë dhe BE-së, ndërsa vijoi duke thënë se “Turqia krahas tentativës së dështuar të grusht shtetit (15 korrik 2016), zbatoi plotësisht marrëveshjen e arritur me BE-në. Ajo tregoi se është duke bashkëpunuar me sinqeritet me Bashkimin Evropian”.

Duke vënë në dukje se marrëveshja e emigrantëve e arritur mes Turqisë dhe BE-së vazhdon pa problem, Avramopulos tha se BE-ja sipas marrëveshjes do të vazhdojë të sigurojë burime financiare në mbështetje të refugjatëve sirianë në vlerë 3+3 miliardë euro.

Avramopulos tërhoqi vëmendjen se Turqia dhe Bashkimi Evropian janë duke bashkëpunuar ngushtë me njëra-tjetrën në lidhje me liberalizimin e vizave, ndërsa shtoi se është e nevojshme të tejkalohen bllokimet që jetohen në lidhje me 7 kriteret e mbetura.

Ai shtoi se ka biseduar edhe me Presidentin Erdogan në lidhje me këtë çështje dhe se pret zhvillime pozitive në këtë drejtim në një të ardhme të afërt.



Lajme të ngjashme