Vazhdojnë reagimet e autoriteteve turke ndaj vendimit të papërgjegjshëm të Amerikës

Ministri Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se me deklaratën e një vendi, Jerusalemi nuk bëhet kryeqytet i Izraelit.

Vazhdojnë reagimet e autoriteteve turke ndaj vendimit të papërgjegjshëm të Amerikës

Kryeministri Binali Jëlldërm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Jerusalemin nuk është legjitim për Turqinë dhe shtoi: “Ky vendim është një goditje e rëndë ndaj përpjekjeve për paqe mes Palestinës dhe Izraelit si dhe ndaj procesit të paqes në Lindjen e Mesme.”

“Shpallja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga presidenti i SHBA-së dhe hapat e ndërmarra në lidhje me këtë janë të pavlefshme për Republikën e Turqisë. Ky vendim është një goditje e rëndë ndaj përpjekjeve për paqe mes Palestinës dhe Izraelit si dhe ndaj procesit të paqes në Lindjen e Mesme” tha Jëlldërëm.

Ai tha se dënon fuqishëm vendimin e marrë. “Ky vendim, i cili do të eliminojë rrënjësisht paqen në Palestinë dhe në Lindjen e Mesme, është marrë me shqetësime politike dhe është plotësisht një shembull i papërgjegjësisë. Dënoj fuqishëm ata të cilët e morën këtë vendim. Ashtu si çdo herë, ka një rëndësi jetike që të respektohet dhe të mos bëhet fakt i kryer statusi i të gjithë objekteve fetare në Jerusalem, duke filluar nga Mesxhid-i Aksa”, tha Yıldırım.

Edhe Zëvendëskryeministri dhe Zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdaë (Bekir Bozdağ) në lidhje me vendimin e Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, u shpreh duke thënë: “Dënojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendimin e padrejtë, të jashtëligjshëm, që hedh rajonin dhe botën në zjarr dhe shkel haptazi drejtësinë ndërkombëtare dhe vendimet e Kombeve të Bashkuara. Ky lajm për ne nuk ka legjimitet. Ky vendim nuk ka asnjë vlerë për ne. Myslimanët dhe vendet islame e kanë domosdoshmëri të mbrojnë Jerusalemin dhe statusin e tij”.

Kurse Ministri Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha: “Me deklaratën e një vendi, Jerusalemi nuk bëhet kryeqytet i Izraelit”.

“Vendimi i Amerikës pavarësisht të gjitha paralajmërimeve nga shumë vende të botës, përfshi edhe Turqinë, është shumë i papërgjegjshëm dhe i gabuar”.

Kurse Ministri i Kulturës dhe turizmit Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş tha: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke iu përgjigjur ‘thirrjeve’ për luftë, ka nënshkruar vendim shumë të rrezikshëm dhe kërcënues që do ta hedhë Lindjen e Mesme në zjarr. Këtë nënshkrim e ka bërë duke dhënë shfaqe. Ky nënshkrim është për luftë në Lindjen e Mesme, për të hapur porta të reja lufte”. 



Lajme të ngjashme