Presidenti Erdogan në Greqi, pritet me ceremoni zyrtare nga Pavlopoulos

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pritur me një ceremoni zyrtare nga presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

Presidenti Erdogan në Greqi, pritet me ceremoni zyrtare nga Pavlopoulos

Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në rezidencën presidenciale, Erdoğan dhe Pavlopoulos kanë përshëndetur togën e nderit dhe më pas janë intonuar himnet e dy vendeve.

Presidentët Erdogan dhe Pavlopoulos më pas kanë prezantuar delegacionet e dy vendeve.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Turqisë, Gjeneral Hulusi Akar, zëvendëskryeministri turk, Hakan Çavuşoğlu, ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Ömer Çelik, ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci dhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak. (AA)



Lajme të ngjashme