Erdogan bisedon në telefon me Putinin për Jerusalemin

Pas bisedës telefonike me liderin shpirtëror të katolikeve, Papa Françesku, Presidenti Erdoan ka realizuar sonte edhe një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin për zhvillimet e fundit në lidhje me Jerusalemin.

Erdogan bisedon në telefon me Putinin për Jerusalemin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vazhdon diplomacinë telefonike për Jerusalemin.

Të enjten në mbrëmje Erdoan ka realizuar një bisedë telefonike edhe me Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin.

Biseda ka pasur në fokus deklaratën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe në këtë kuadër të dy liderët kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit. 

Duke vënë në dukje se vendimi i Izraelit për të aneksuar Jerusalemin në vitin 1980 është refuzuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe OKB, Presidenti Erdoan theksoi se hapi i fundit i ndërmarrë nga administrata amerikane do të ndikonte negativisht paqen dhe stabilitetin në rajon.

Edhe Presidenti rus Putin u shpreh se ndan të njëjtat pikëpamje dhe deklaroi se ata do të jenë pasues të këtyre çështjeve pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të dy liderët gjithashtu ranë dakord për të qëndruar në kontakt të nguste për shkëmbimin e mendimeve mbi çështjet dypalëshe dhe ato ndërkombëtare.  

 


Lajme të ngjashme