Yildirim: Vendimi i ShBA-së për Jerusalemin është i jashtëligjshëm

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) deklaroi se plani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të transferuar ambasadën në Jerusalem ose për ta njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit është i jashtëligjshëm.

Yildirim: Vendimi i ShBA-së për Jerusalemin është i jashtëligjshëm
Kryeministri Yildirim prononcohet në lidhje me çështjen e Jerusalemit
Kryeministri Yildirim prononcohet në lidhje me çështjen e Jerusalemit

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) deklaroi se plani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të transferuar ambasadën në Jerusalem ose për ta njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit është i jashtëligjshëm.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) deklaroi se plani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të transferuar ambasadën në Jerusalem ose për ta njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit është i jashtëligjshëm.

Kryeministri Jëlldërëm u prononcua në lidhje me çështjen gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij koreano-jugor Lee Nak-Yeon, në vendin e të cilit ndodhet për një vizitë zyrtare.

“Siç dihet Jerusalemi është vendi i shenjtë për islamin, krishterimin dhe judaizmin. Prandaj, bërja e ndryshimeve me fakt të kryer këtu, do të dëmtoj edhe përpjekjet për formimin e shtetit palestinez, që vazhdojnë për një kohë të gjatë mes Izraelit dhe Palestinës, në anën tjetër do të sjellë edhe një konflikt të ri ndërfetar”, deklaroi Jëlldërëm.

 

“Transferimi i ambasadës amerikane në Jerusalem ose njohja e këtij qyteti si kryeqytet të Izraelit do të jetë një vendim i jashtëligjshëm”, bëri të ditur shefi i qeverisë turke, ndërsa shtoi se kjo do të ngatërroj edhe më shumë situatën edhe ashtu të ngatërruar në këtë rajon.

“Mosbërja e ndonjë deklarate në këtë drejtim deri sa ende ka kohë është i rëndësisë jetike nga aspekti i paqes rajonale dhe globale”, bëri të ditur Jëlldërëm, ndërsa shtoi se Turqia së bashku me botën islame do të vazhdojnë të jenë pranë vëllezërve të saj palestinezë në kauzën e tyre të drejtë ashtu si çdoherë.



Lajme të ngjashme