Turqia paralajmëroi ShBA-në në lidhje me Jerusalemin

Turqia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me planin për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit duke thënë se “kjo do të jetë fatkeqësi e madhe për të gjithë”.

Turqia paralajmëroi ShBA-në në lidhje me Jerusalemin

Turqia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me planin për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit duke thënë se “kjo do të jetë fatkeqësi e madhe për të gjithë”.

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozda (Bozdağ) në një postim të tij të bërë në median sociale Tweeter ka thënë se “Jerusalemi është kibla e parë e myslimanëve dhe është një kauzë e përbashkët”.

Bozda në mesazhin e tij shkruan kështu: “I ftoj të gjithë për të vepruar me përgjegjësi, ti përmbahen marrëveshjeve të nënshkruara, të veprojnë me maturi, ti shmangen kërcënimit të paqes botërore me arsyetime të politikës së brendshme apo ndonjë arsyetim tjetër dhe të mos veprojnë me epshe, ndërsa myslimanëve dhe vendeve islame u bëj thirrje ti dalin për zot dëlirësisë së tyre”.

 

Zëvendëskryeministri gjithashtu paralajmëroi ShBA-në se shpallja e Jerusalemit kryeqytet do të shkatërroj procesin e paqes në Lindjen e Mesme, i cili edhe ashtu zhvillohet me vështirësi.

“Ky plan do të hapë dyert trazirave, krizave, kaosit dhe konflikteve në rajon dhe do të shkaktoj gjëra negative të paparashikuara. Thënë shkurt, shpallja e Jerusalemit kryeqytet do të jetë fatkeqësi e madhe për të gjithë”, shkruan Bozda në mesazhin e tij.

Edhe ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se iniciativa e ShBA-së për të transferuar ambasadën e saj në Jerusalem do të jetë një gabim i madh që do të sjell kaos në rajon në vend të paqes dhe stabilitetit.

Çavushollu bëri të ditur se qëndrimi i Turqisë në lidhje me Jerusalemin është i qartë, ndërsa shtoi se “Ky plan nuk kundërshtohet vetëm nga bota islame, por edhe nga e gjithë bota”.



Lajme të ngjashme