Ministri i Jashtëm, Çavusoglu zhvilloi një takim me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg

Sipas deklaratës së bërë nga NATO-ja, gjatë takimit krahas rendit të ditës së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të NATO-s u fol edhe për stërvitjen ushtarake “Trident Javelin” të realizuar në Norvegji.

Ministri i Jashtëm, Çavusoglu zhvilloi një takim me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg

Ministri i Jashtëm, Melvyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), i ndodhur në Bruksel të Belgjikës për të marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, pati një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg.

Sipas deklaratës së bërë nga NATO-ja, gjatë takimit krahas rendit të ditës së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të NATO-s u fol edhe për stërvitjen ushtarake “Trident Javelin” të realizuar në Norvegji.

Në deklaratë rikujtohet se Sekretari Stoltenberg ka biseduar me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe ministrin e Jashtëm, Melvyt Çavushollu për të kërkuar falje për shkak të pakënaqësisë së shkaktuar, ndërsa u tha se “Sekretari i Përgjithshëm është shprehur qartë se autoritetet ushtarake janë duke zhvilluar hetime që ngjarjet e tilla të mos përsëriten më në të ardhmen”.

Ministri Çavushollu pati një takim edhe me homologen e tij norvegjeze, Ine Marie Eriksen Soreide.

Në prononcimin e saj të bërë për gazetarët turq pas takimit, ministrja Soreide tha se “Me homologun tim realizuam një takim mjaftë të mirë, gjatë të cilit kemi biseduar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, migrimin dhe për ato që bëri Turqia për të përmirësuar situatën në rajon”.

Duke e bërë të ditur se gjatë takimit u bisedua edhe për ngjarjen e jetuar gjatë stërvitjes ushtarake të NATO-s në Norvegji, ministrja Soreide tha: “NATO-ja i është përgjigjur shumë shpejtë kësaj ngjarjeje, gjithashtu edhe Norvegjia. Besoj se këtë çështje e kemi lënë pas”.

Ajo informoj se përveç hetimeve që zhvillohen nga ana e NATO-s nuk ka ndonjë zhvillim tjetër, ndërsa shtoi se gjatë javës së ardhshme do të bëhen përditësime në lidhje me çështjen.

 

Presidenti Erdoan në reagimin e tij në lidhje me ngjarjen për vendosjen e emrit të tij dhe fotografisë së Ataturkut në tablonë e armiqve gjatë stërvitjes ushtarake “Trident Javelin” të mbajtur në Norvegji, kishte deklaruar se “Në kohën kur erdhi lajmi shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke dhe ministri i Integrimit Evropian ishin duke udhëtuar drejtë Kanadasë dhe na informuan neve. Ata thanë se kjo është një stërvitje e NATO-s. Ne në këto stërvitje kemi 40 ushtarak dhe ne vendosëm ti tërheqim ata. Unë e miratova tërheqjen e tyre duke thënë të mos presin aspak. Ju tërhiqni ushtarakët tanë menjëherë edhe nëse hiqen këto objektiva. Nuk mund të ketë një aleancë dhe aleatë të tillë”.

Pas daljes në shesh të ngjarjes Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s me origjinë norvegjeze bëri një deklaratë në të cilën kërkoi falje në emër të NATO-s për ngjarjen, ndërsa më pas e telefonoi Presidentin Erdoan dhe kërkoi falje prej tij personalisht.



Lajme të ngjashme