Mbreti i Jordanisë nesër do të vizitojë Turqinë

Mbreti i Jordanisë, Abdullah i 2-të, do të vizitojë Turqinë më 6 dhjetor si i ftuari i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Mbreti i Jordanisë nesër do të vizitojë Turqinë

Mbreti i Jordanisë, Abdullah i 2-të, do të vizitojë Turqinë më 6 dhjetor si i ftuari i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga qendra e medias pranë Presidencës, Mbreti i Jordanisë, Abdullah i 2-të, të mërkurën do të jetë mysafir i Presidentit Erdoan.

Gjatë bisedimeve që do të zhvillohen në kuadër të përvjetorit të 70-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Turqi-Jordani do të bisedohet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe politike, ekonomike, ushtarake dhe kulturore mes dy vendeve dhe do të vlerësohen mundësitë për bashkëpunim gjatë periudhës së ardhshme.

Gjatë takimit do të diskutohet për zhvillimet rajonale me në krye kauzën palestineze dhe statusin e Jerusalimit, si dhe për zhvillimet e fundit në Siri dhe Irak, ndërsa do të vihet theksi i veçantë në bashkëpunimin mes Turqisë dhe Jordanisë, vende këto që kanë marrë përsipër përgjegjësinë e posaçme nga aspekti i ruajtjes së stabilitetit rajonal.



Lajme të ngjashme