Kryeministri Yildirim mbërriti në Korenë e Jugut për vizitë zyrtare

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Korenë e Jugut.

Kryeministri Yildirim mbërriti në Korenë e Jugut për vizitë zyrtare

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Korenë e Jugut.

Kryeministri Jëlldërëm së bashku me bashkëshorten e tij Semiha Jëlldërëm mbërriti në qytetin bregdetar Busan në orën 07.30 sipas orës së Turqisë. Ai në aeroportin ndërkombëtar “Gimhae” të Busanit u prit nga ambasadori Hong Sung Hwa, përgjegjës për marrëdhënie me jashtë i administratës vendore të Busanit, ambasadori i Turqisë në Seul, Arslan Hakan Okçal dhe bashkëshortja e tij Pinar Okçal, konsulli i nderit i Turqisë në Busan Park Sa Ick dhe stafi i ambasadës turke në këtë vend.

Ndalesa e parë në kuadër të vizitës së Kryeministrit Jëlldërëm do të jenë Varrezat Përkujtimore të OKB-së në Busan, ku prehen 462 dëshmorë turq të luftës.

Më vonë, ai do të kaloj në Seul ku do të takohet me homologun e tij koreano-jugor Lee Nak-Yeon dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Chung Sye-kyun, ndërsa do të pritet nga Presidenti Moon Jae-In.

Pritet që gjatë takimeve të diskutohet në lidhje me çështjet dypalëshe në politikë, ekonomi, tregti, luftën kundër terrorizmit dhe migracionit të parregullt, si dhe çështje të tjera aktuale rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Kryeministri turk gjithashtu planifikon të takohet me përfaqësuesit e kompanive të Koresë së Jugut.

Vizita e Kryeministrit në këtë vend ka një rëndësi të veçantë pasi ajo përkon edhe me 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme