Turqia përshpejton procesin e liberalizimit të vizave me BE-në

Tani janë përcaktuar edhe hapat që duhet të hidhen në drejtim të përmbushjes të 7 kritereve të fundit për liberalizimin e vizave.

Turqia përshpejton procesin e liberalizimit të vizave me BE-në

Turqia vendosi të përshpejtoj procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Tani janë përcaktuar edhe hapat që duhet të hidhen në drejtim të përmbushjes të 7 kritereve të fundit për liberalizimin e vizave.

Hapat që do ti hedh Turqia në këtë drejtim u përcaktuan në mbledhjen e mbajtur mes ministrit të Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavusoğlu), ministrit të Integrimit Evropian dhe kryenegociatorit Ëmer Çelik (Ömer Çelik), ministrit të Drejtësisë, Abdulhamit Gyl (Gül) dhe ministrit të Brendshëm, Sylejman Sojllu (Süleyman Soylu).

Ministrat në fjalë ranë dakord mbi dokumentin e qëndrimit që do ti paraqesin Bashkimit Evropian.

Mësohet se dokumenti në fjalë do ti paraqitet Presidentit Erdoan për miratim.

Kriteri më i vështirë ka të bëjë me ndryshimin e ligjeve në luftën kundër terrorit.

Në mesin e kritereve tjera ndodhen edhe pasaportat biometrike dhe bashkëpunimi operacional me departamentin e policisë së BE-së, Europolin.

Në qoftë se Presidenti Erdoan e miraton hartën rrugore të përcaktuar nga 4 ministrat, atëherë ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu do ta paraqes këtë dokument në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të BE-së që do të mbahet më 12 dhjetor.



Lajme të ngjashme