Erdogan: Ata që i mbështesin organizatat terroriste do të fundosen në turp

Presidenti Erdogan tha se lufta kundër terrorit vazhdon me vendosmëri.

Erdogan: Ata që i mbështesin organizatat terroriste do të fundosen në turp

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se ata që i mbështesin organizatat terroriste do të fundosen në turp.

Në fjalimin e tij të mbajtur në kongresin e degës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në qytetin Ëdër (Iğdır), Presidenti i Turqisë dhe kryetari i kësaj partie, Rexhep Tajip Erdoan tha se lufta kundër terrorit vazhdon me vendosmëri.

Duke e bërë të ditur se të gjitha lojërat e luajtura mbi armë, vrasje, dhimbje, gjakderdhje dhe kërcënime kanë marrë fund, kreu i shtetit turk tha: “Do të zhgënjehen të gjithë ata të cilët mendojnë se me anë të bandave të vrasësve do të mund të mposhtin vendin tonë”.

“Ata të cilët dërguan terroristëve maune të mbushura përplot me armë dhe municione do të kuptojnë se kanë gabuar kur ato armë të njëjta kthehen ndaj tyre”, deklaroi Erdoan dhe shtoi: “Ata nuk shqetësohen nga vrasja e turqve, kurdëve, sunive, arabëve me ato armë, madje janë të kënaqur nga shkatërrimi i qyteteve më të bukura. Nëse nuk nxirret mësim nga historia ajo përsëritet. Ata të cilët përkrahin vrasësit, që kryejnë vrasje në rajonin tonë me prokurë, do të fundosen në detin e turpit”.



Lajme të ngjashme