Çelik: Bashkimi Evropian zbaton standard të dyfishtë ndaj vendeve kandidate

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik e cilësoi vendimin e Bashkimit Evropian për të ndërprerë fondet që i jepen Turqisë si një “tragjedi”.

859808
Çelik: Bashkimi Evropian zbaton standard të dyfishtë ndaj vendeve kandidate

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik e cilësoi vendimin e Bashkimit Evropian për të ndërprerë fondet që i jepen Turqisë si një “tragjedi”.

Në Sofje, Kryeqytetin e Bullgarisë, ku gjendet për një vizitë zyrtare, ministri Çelik bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës.

Ai tha se Turqia nuk ka nevojë për 105 milionë euro të fondeve, këto ndihma faktikisht bëhen për të afruar vendet kandidate me Bashkimin Evropian dhe ky vendim i marrë nga BE-ja përbën zbatimin e një “standardi të dyfishtë”.

“Ata edhe thonë se ‘Turqia largohet nga BE-ja’ edhe ndërpresin mekanizmit e ndihmës financiare që do të sigurojë afrimin me Bashkimin Evropian. Kjo nuk mund të mbrohet (shpjegohet) as nga aspekti moral as nga ai politik” tha Çelik.   

Ndërkaq ai iu përgjigj pyetjes në lidhje me deklaratën e Koordinatorit të Këshillit të Bashkimit Evropian kundër terrorizmit Gilles de Kerchove se “Organizatën terroriste Gyleniste FETO nuk e shohin si një organizatë terroriste”.

Në lidhje me këtë temë Ministri turk tha: “Mos cilësimi i FETO-s si organizatë terroriste është një shembull i dobësisë së Bashkimit Evropian në vlerësimin e terrorit dhe luftës kundër tij”.

Evropa fton të gjithë të bashkëpunojnë kundër organizatave terroriste që e godasin atë - u shpreh Çelik duke vijuar me fjalët: “Por Evropa përdor standard të dyfishtë ndaj organizatave terroriste si PKK dhe FETO që godasin aleatët e saj. Cilido qoftë të thotë çfarë të dojë, FETO ka bërë një masakër shumë të madhe në Turqi dhe ka ndërmarrë një tentativë pushtimi kundër Turqisë. Është e qartë që është një organizatë terroriste”.

Ndërsa në lidhje me pretendimin se refugjatët afrikanë shiten si skllave në Libi, Çelik tha: “Mbajtja e refugjatëve larg nga Evropa duke rrethuar territoret e veta me gjemba ose me tip forcash të armatosura, për Evropën nuk duhet të shihet si një sukses. Nëse ju nuk hapni rrugët ligjore dhe të emigrimit të rregullt ndaj këtyre njerëzve dhe nëse i dënoni dhe i burgosni ata vetëm me kushtet e atyre vendeve, ata kthehen në një mjet i tregut të skllevërve. Sipas lajmeve të dala në një kohë të afërt, këta njerëz blihen nga DEE. Kjo është një tragjedi e madhe. Është e turpshme nga aspekti njerëzor”.  

Ai theksoi se problemit të emigrimit i duhet gjetur një zgjidhje e arsyeshme.



Lajme të ngjashme