Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia paralajmëron udhëheqjen amerikane për bashkëpunimin me PYD/YPG

Turqia paralajmëroi autoritetet amerikane se bashkëpunimi edhe vetëm një orë me PYD/YPG, zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, është jashtëzakonisht i dëmshëm.

Turqia paralajmëron udhëheqjen amerikane për bashkëpunimin me PYD/YPG

Turqia paralajmëroi autoritetet amerikane se bashkëpunimi edhe vetëm një orë me PYD/YPG, zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, është jashtëzakonisht i dëmshëm.

Burimet e Ministrisë së Jashtme kritikuan qëndrimin e udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me PYD/YPG.

Burimet e kësaj Ministrie bënë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk sillen me akordim ndërkohë që edhe periudhën e kaluar janë dhënë premtime por nuk janë realizuar në nivel teknik, gjithashtu përgjigjja e dhënë (Turqisë) për bashkëpunim të përkohshëm (me PYD/YPG), nuk e ka kënaqur Turqinë dhe autoritetet amerikane paralajmërohen se bashkëpunimi edhe vetëm një orë me PYD/YPG është shumë i dëmshëm.

Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se: “Në lidhje me armët e dhëna PYD-YPG bëhet ndarje e informacionit por kjo duhet të bëhet në mënyrë më të qartë. Për shembull, kjo ndihmë me armë do të na kthehet neve si kërcënim. Nuk thuhet një datë e saktë se kur do të përfundojë ky partneritet i përkohshëm? Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se një pjesë e kufizuar e kamionëve që u dërguan në rajon i kanë shkuar PYD/YPG ndërsa një pjesë e rëndësishme kanë shkuar për nevojat e njësive të SHBA që ndodhen në atje (Siri)”.  

Këto burime bëjnë të ditur gjithashtu se data e Konferencës së Dialogut Kombëtar, që do të zhvillohet në Rusi, nuk është vendosur ende dhe nuk ka asnjë problem në pjesëmarrjen e atyre, që do të mund të përfaqësojnë pritshmëritë legjitime të kurdëve të Sirisë, por nuk do të marrin pjesë organizatat terroriste që kanë lidhje me YPG/PYD.  

“Sigurisht që në Siri duhet të jenë kurdët, por nuk duhet të jenë organizatat terroriste. Në Sirinë e re nuk duhet të jetë as regjimi” bëjnë të ditur burimet e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme