Turqia do të bëjë atë që nevojitet për të mbrojtur vendin e saj

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozdaë (Bekir Bozdağ) tha se gjendja në rajonin e Afrinit në Siri është diskutuar me autoritetet ruse, amerikane dhe iraniane.

Turqia do të bëjë atë që nevojitet për të mbrojtur vendin e saj

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozdaë (Bekir Bozdağ) tha se gjendja në rajonin e Afrinit në Siri është diskutuar me autoritetet ruse, amerikane dhe iraniane.

Zëdhënësi i qeverisë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe duke nënvizuar rëndësinë e Afrinit për Turqinë në dritën e zhvillimeve në Siri, Bozdaë u shpreh me këto fjalë: “Ne jemi shprehur gjithmonë se nuk mund të tolerojmë krijimin e një kërcënimi për Turqinë nga PYD/YPG, që është zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK atje (Siri). Ne u shprehëm se nëse bëjnë diçka ndaj Turqisë, do të marrin përgjigje shumëfish. Ne i kemi thënë të gjithë bashkëbiseduesve tanë se nuk do të lejojmë zhvillimet në dezavantazh të Turqisë dhe këtë e kemi bërë në të gjitha bashkëbisedimet tona; edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe me Rusinë edhe me Iranin. Ato që ndodhin në këtë rajon janë në agjendën tonë ditore. Edhe Afrini është rendi ynë i ditës. Kjo temë bisedohet (vazhdimisht) edhe me Rusinë, Iranin dhe Amerikën. Hapat që do të hidhen do të bëhen të qarta në ditët në vijim, për këtë arsye nuk është e drejtë të flasim që tani. Këto çështje nuk bisedohen, vjen dita dhe hapat hidhen. Vjen një ditë e atillë dhe nëse është e nevojshme, Turqia deri më tani nuk ka hezituar për të bërë atë që nevojitet për të mbrojtur të drejtën e popullit dhe shtetit, të ardhmen, sigurinë e paqen dhe nuk do të hezitojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen”.



Lajme të ngjashme