Presidenti Erdogan e informoi homologun e tij gjerman për samitin në Soçi

Sipas të dhënave të marra nga burimet e Presidencës, të dy presidentët zhvilluan një bisedë telefonike.

Presidenti Erdogan e informoi homologun e tij gjerman për samitin në Soçi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e informoi homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier në lidhje me samitin tresh Turqi-Rusi-Iran të mbajtur më 22 nëntor në Soçi të Rusisë.

Sipas të dhënave të marra nga burimet e Presidencës, të dy presidentët zhvilluan një bisedë telefonike.

Krahas çështjes së Sirisë, gjatë bisedës u fol edhe për marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa me Presidentin e Gjermanisë u ndanë edhe informatat në lidhje me samitin tresh për Sirinë që u mbajt në Soçi më 22 nëntor.

 

Gjatë bisedës, ku u vë theksi mbi zhvillimet aktuale në Siri, Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen në objektivin për të organizuar zgjedhjet e lira dhe të drejta në këtë vend nën monitorimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të mund të votojnë të gjithë sirianët.

Kreu i shtetit turk gjithashtu vuri theksin në rëndësinë që i japin procesit politik gjithëpërfshirës, të drejtë dhe transparent, të cilit do ti paraprijë populli sirianë ashtu siç është paraparë edhe me rezolutën numër 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kongresi i Dialogut Kombëtar që do të organizohet në Soçi nuk është alternativë e procesit të Gjenevës, por është i cilësisë plotësuese”, bëri të ditur Erdoan, ndërsa shtoi se organizatat terroriste nuk do të kenë vend në këtë kongres.

Gjatë bisedës gjithashtu u fol edhe për marrëdhëniet Turqi-Gjermani, ndërsa Presidenti Erdoan dhe homologu i tij gjerman, Steinmeier vënë theksin në rëndësinë e marrjes shtysë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Të dy liderët gjithashtu tërhoqën vëmendjen në hapat që duhet të hidhen në këtë drejtim.



Lajme të ngjashme