Kurtulmus: Turistët gjermanë erdhën në Turqi pavarësisht gjuhës politike të Berlinit

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Numan Kurtulmus, bëri me dije të enjten se qëndrimet dhe retorika antiturke e politikanëve gjermanë nuk kanë pasur efekt në turizëm...

858490
Kurtulmus: Turistët gjermanë erdhën në Turqi pavarësisht gjuhës politike të Berlinit

Gjermania zë vendin e dytë në renditjen e turistëve, që vizitojnë më shumë Turqinë.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Numan Kurtulmus, bëri me dije të enjten se qëndrimet dhe retorika antiturke e politikanëve gjermanë nuk kanë pasur efekt në turizëm.

“Nëse marrim parasysh gjuhën politike, që u përdor kundër Turqisë gjatë zgjedhjeve në Evropë, atëherë këta 3 milionë e 336 mijë turistë gjermanë s’duhet të vinin në Turqi”, deklaroi Kurtulmus nga Antalia, gjatë një fjalimi në Kongresin Ndërkombëtar të Turizmit të Akomodimit.

“Ishin kaq të fuqishme paralajmërimet ‘mos udhëtoni në Turqi’ dhe ‘Turqia s’është një vend i sigurt’, saqë qytetarët gjermanë duhet të influencoheshin nga këto. Por doli në pah edhe një tjetër herë ajo çfarë kemi thënë gjithnjë: Tjetër është gjuha politike dhe tjetër gjuha e turizmit”, shtoi ai.

Numan Kurtulmus theksoi se Turqinë e kanë vizituar 29,1 milionë turistë në harkun kohor 10-mujor janar-tetor.

“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ne kemi shënuar një rritje me 28 për qind në numrin e turistëve që kanë ardhur në Turqi. Kjo nënkupton një zhvillim me 28 për qind. Është një sukses i rëndësishëm për ne. Le të thonë dhe të bëjnë çfarë duan, turistët gjermanë që e njohin Turqinë, mikpritjen e popullit turk, pasuritë kulturore dhe thellësinë historike të vendit tonë, vazhduan të vijnë në Turqi”, vlerësoi ndër të tjera ministri Kurtulmus.



Lajme të ngjashme