Kalin: Armët amerikane në duart e PYD/YPG-së kërcënojnë Turqinë

Në fjalën që mbajti në Samitin e 8-të të Bosforit organizuar në Stamboll zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën tha se çdo armë që i jepet PYD/YPG-së, krahu i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, përbën një kërcënim drejtuar Turqisë.

Kalin: Armët amerikane në duart e PYD/YPG-së kërcënojnë Turqinë

Në fjalën që mbajti në Samitin e 8-të të Bosforit organizuar në Stamboll zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se çdo armë që i jepet PYD/YPG-së, krahu i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, përbën një kërcënim drejtuar Turqisë.

“Ndihmat që i kanë dhënë deri më tani YPG-së e PYD-së i kanë arsyetuar me luftën kundër DAESH-it. Duke qenë se tashmë ky rrezik është eliminuar, do të thotë se ka ardhur koha për t’u dhënë fund marrëdhënieve me PYD, YPG”, tha Kallën, duke shtuar se çështja është trajtuar me detaje në bisedën telefonike Erdoan-Trump më 24 nëntor.

“Zoti Trump u shpreh qartë që këtej e tutje nuk do të dërgojnë më armë për PYD dhe YPG-në (në Siri). Vetëm se ata që e njohin sadopak sistemin amerikan, aq më shumë nëse kanë dijeni mbi strukturën aktuale atje, nuk janë habitur kur kanë dëgjuar deklaratën që bëri Pentagoni një ditë më pas (nga biseda telefonike Erdoan-Trump). Fatkeqësisht Pentagoni deklaroi se do të vazhdojnë ti mbështesin Forcat Demokratike të Sirisë, brenda të cilave ndodhen edhe PYD dhe YPG. Kjo është një situatë e papranueshme për ne”,- shtoi ai.

“Sepse,- vijoi Kallën,- çdo armë që i jepet PYD dhe YPG-së do të thotë një kërcënim që i drejtohet Turqisë përmes PKK-së. Pavarësisht motivit çdo lloj mbështetjeje që i jepet PYD dhe YPG-së nënkupton zgjatjen e jetës së PKK-së. Është e pamundur që ne ta pranojmë një gjë të tillë, cilido qoftë arsyetimi”.

 


Lajme të ngjashme