Erdogan: Turqia nuk e ka çarë embargon në tregtinë me Iranin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia në tregtinë që ka bërë me Iranin nuk e çarë embargon e vendosur ndaj këtij vendi.

Erdogan: Turqia nuk e ka çarë embargon në tregtinë me Iranin

Me cilësinë e kryetarit të partisë, Erdoani të enjten pati një mëngjes pune me deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në selinë e kësaj partie në Ankara.

Përveç Kryeministrit dhe nënkryetarit të AK Partisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në takim morën pjesë 51 deputetë nga 18 rrethe të vendit. Takimi zgjati rreth 3 orë dhe u zhvillua pa praninë e mediave.

Në fjalën që mbajti këtu Erdoani bëri vlerësime edhe në lidhje me gjyqin që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për shtetasin turk me origjinë iraniane Reza Zarrab, i cili akuzohet për shkelje të embargos së njëanshme që ShBA-ja kishte nisur kundër Iranit edhe pse Kombet e Bashkuara (OKB) nuk kanë miratuar ndonjë rezolutë për këtë.  

"Çfarëdo që të dalë nga gjyqi, ne (si Turqi) kemi vepruar drejtë. Ne nuk e kemi shkelur embargon. Pastaj ne nuk i kemi bërë ndonjë zotim ShBA-së në lidhje me këtë çështje. Bota nuk përbëhet vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me Iranin ne kemi marrëdhënie në çështjet tregtare dhe energjetike",- vlerësoi Erdoan.

Në lidhje me dosjen (gjyqin) e Zarrabit në ShBA ka bërë një deklaratë edhe Kryetari i Partisë “Saadet” (Lumturia), Temel Karamollaollu (Temel Karamollaoğlu), i cili tha tha se rasti është një qëndrim kundër Turqisë.

Edhe Utku Rejhan (Utku Reyhan), Sekretari i Përgjithshëm i Partisë “Vatan” (Atdheu) me kryetar Dou Perinçek (Doğu Perinçek), ka mbajtur një deklaratë për shtyp në lidhje me këtë gjyq që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratë theksohet se partia “Vatan” është pranë qeverisë turke.



Lajme të ngjashme