Avramopoulos: Liberalizimi i vizave me Turqinë ka hyrë në fazën përfundimtare

Komisari i BE-së për Emigracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, bëri me dije të martën se liberalizimi i vizave me Turqinë ka hyrë në fazën përfundimtare...

856587
Avramopoulos: Liberalizimi i vizave me Turqinë ka hyrë në fazën përfundimtare

Komisari i BE-së për Emigracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, bëri me dije të martën se liberalizimi i vizave me Turqinë ka hyrë në fazën përfundimtare.

Zyrtari i Bashkimit Evropian vuri në pah se brenda një kohe të shkurtër mund të japë lajmin e mirë për sa i takon procesit në vazhdim ndërmjet Ankarasë dhe Brukselit për liberalizimin e vizave.

“Jemi duke punuar me Turqinë në kuadër të një objektivi të përbashkët dhe brenda një kohe të shkurtër duam të komunikojmë për qytetarët turq lajmin e mirë të lëvizjes së lirë, pa viza, me pasaporta biometrike. Dhe përgjegjës për këtë jam unë. Tashmë kemi hyrë në fazën përfundimtare. Po punojmë nga afër me Turqinë, jemi në bashkëpunim të ngushtë dhe po bëjmë çmos për të plotësuar të gjitha nevojat e domosdoshme. Liberalizimi i vizave do të sjellë më shumë kontakte mes njerëzve duke mundësuar fuqizimin e mëtejshëm të partneritetit tonë”, deklaroi Avramopoulos gjatë një fjalimi në hapje të Samitit 8. të Bosforit, organizuar në Stamboll nga Platforma për Bashkëpunim Ndërkombëtar (ICP).

Dimitris Avramopoulos shtoi gjithashtu se po pret me padurim vizitën e paralajmëruar në Greqi të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.



Lajme të ngjashme