Yildirim: Vëllimi tregtar Turqi-Angli arrin në 17 miliardë dollarë

Binali Jëlldërëm mbajti një fjalim gjatë takimit me investitorët anglez në Londër të Anglisë ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

855988
Yildirim: Vëllimi tregtar Turqi-Angli arrin në 17 miliardë dollarë

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) deklaroi se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Anglisë doli në mbi 17 miliardë dollarë.

Binali Jëlldërëm mbajti një fjalim gjatë takimit me investitorët anglez në Londër të Anglisë ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

 

Në fjalën e mbajtur këtu Kryeministri tha se “Anglia është vendi i dytë me të cilën Turqia realizon eksportin më të madh. Duke filluar nga viti i kaluar vëllimi tregtar dypalësh doli mbi 17 miliardë dollarë. Kjo është tregues se jemi afër shifrës së objektivit tonë prej 20 miliardë dollarëve”.

Kreu i qeverisë turke gjithashtu tha se gjatë vizitës krahas takimeve kokë më kokë dhe dypalëshe zhvilloi takime edhe me përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

“Ata na treguan problemet me të cilat ballafaqohen dhe ndanë me ne planet dhe projektet në lidhje me të ardhmen. Ndërkaq ne me këtë rast shpjeguam mundësitë e vendit tonë”, tha Jëlldërëm.

“Turqia për nga aspekti i pozitës së saj gjeografike ndodhet në qendër”, bëri të ditur Jëlldërëm ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia ndodhet në një pozitë të tillë gjeografike sa që në rajonet përreth saj, si Ballkani e Lindja e Mesme, mund të arrihet në afërsisht 60 vende të botës për 4 orë fluturim me avion. Bëhet fjalë për një territor me 1 miliardë e gjysmë banorë. Prodhimi i Brendshëm Bruto vjetor është rreth 30 miliardë dollarë. Ne bëjmë pjesë në një pozitë gjeografike shumë dinamike. Investimet që do të bëhen në Turqi nuk kufizohen vetëm me kaq”.

Duke e bërë të ditur se përkundër parashikimeve për apokalips, Turqia në gjysmën e parë të vitit shënoi rritje mbi 5%, Kryeministri Jëlldërëm tha: “Niveli i rritjes deri në fund të vitit do të jetë mes 6 dhe 7%. Sektori real i Turqisë vazhdon të forcohet çdo ditë e më shumë”.

Ai shtoi se Turqia ka një popullsi të re, gjë që paraqet një epërsi, ndërsa bëri të ditur se niveli i punësimit në vend është më i lartë në krahasim me shumicën e vendeve të Evropës.



Lajme të ngjashme