Turqia shpall një ditë zi kombëtare për sulmin terrorist në Egjipt

Turqia solidarizohet me popullin egjiptian në dhimbjen e tyre për viktimat e sulmit terrorist të ndërmarr ndaj një xhamie ditën e premte.

Turqia shpall një ditë zi kombëtare për sulmin terrorist në Egjipt

Turqia ka njoftuar se e hëna është shpallur ditë zie kombëtare pas sulmit terrorist vdekjeprurës të ndërmarr ditën e premte ndaj xhamisë Al-Ravda në Egjipt.

Në kuadër të vendimit të marrë, sot flamujt në vend dhe përfaqësitë jashtë Turqisë do të ulen në gjysmë shtizë.

Sipas njoftimit të publikuar nga Qendra e Shtypit të Kryeministrisë, bëhet e ditur se për shkak të dhimbjes nga vrasja e një numri të madh të personave në sulmin mizor terrorist të ndërmarrë ndaj xhamisë Al-Ravda, është shpallur një ditë zie kombëtare në vend.

 

Në kuadër të vendimit të marr sot, më 27 nëntor, flamujt në gjithë vendin dhe në përfaqësitë jashtë Turqisë do të ulen në gjysmështize deri në perëndimin e diellit.

Në sulmin qyqar të ndërmarr ndaj xhamisë Al-Ravda në qytetin Arish të Egjiptit kanë humbur jetën 305 persona.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga kryeprokuroria egjiptiane bëhet e ditur se sulmi në fjalë është kryer nga organizata terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme