Jëldërëm: Vizitat reciproke janë rast i mirë i përforcimit të marrëdhënieve Turqi-Angli

I gjendur në Londër, kryeqytetin e Anglisë për një vizitë zyrtare, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha: “Kjo vizitë do të jetë një rast për përforcimin e marrëdhënieve”.

Jëlldërëm u takua me Kryeministren e Anglisë, Theresa May në ndërtesën e Kryeministrisë në Downing Street.

Në takimin kokë më kokë, në pjesën e zhvilluar me dyer të hapura për median, tha se vizita e zhvilluar në fillim të vitit nga May në Turqi, hapi rrugën për bashkëpunime dhe investime të reja në shumë sektorë me në krye atë të industrisë së mbrojtjes.

“Krahas marrëdhënieve dypalëshe do të shqyrtojmë çështjet rajonale me në krye luftën kundër terrorit dhe zhvillimet në Irak dhe Siri. Kjo vizitë do të jetë një rast i mirë për të përforcuar marrëdhëniet” tha Jëlldërëm.

Ndërsa Kryeministrja May, tha: “Marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të rëndësishme për ne. Ne jemi bashkëbisedues në çështje të ndryshme globale dhe në luftën kundër terrorit. Gjithashtu kemi një vëllim tregtar që arrin në 15 miliardë sterlina. Jam shumë e lumtur për zhvillimin e marrëdhënieve që nga vizita ime në Turqi e këndej”.

Pas takimit kokë më kokë u kalua në takimin ndërmjet delegacioneve.  

Lajme të ngjashme