Kryeministri Yildirim do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Angli

Në kuadër të vizitës së tij në Angli, Kryeminsitri Binali Yildirim do të zhvillojë kontakte të ndryshme.

855145
Kryeministri Yildirim do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Angli

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Angli. Në rendin e ditës të kësaj vizite ndodhen çështjet e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Gjatë kontakteve të tij me Kryeministren e Anglisë, Tereza Mej (Theresa May), shefi i qeverisë turke do të bisedoj në lidhje me çështjen e avancimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat politike, ekonomike, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga Kryeministria turke bëhet e ditur se gjatë takimit do të bisedohet edhe në lidhje me çështjet rajonale me në krye ato në Irak dhe Siri.

Në tavolinën e bisedimeve do të jenë edhe temat e problemit të Qipros, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe lufta e përbashkët kundër terrorit.

Kryeministri Binali Jëllëdërm do të takohet edhe me emrat e shquar të botës së biznesit dhe investitorët, ndërsa do të ketë kontakte edhe me në Organizatën Ndërkombëtare të Detarisë.



Lajme të ngjashme