Trump i thotë Erdoganit se nuk do t’u jepen më armë terroristëve të PKK/PYD-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, bëri me dije të premten vonë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka thënë homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, se Uashingtoni nuk do t’u japë më armë grupeve terroriste PKK/PYD...

Trump i thotë Erdoganit se nuk do t’u jepen më armë terroristëve të PKK/PYD-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, bëri me dije të premten vonë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka thënë homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, se Uashingtoni nuk do t’u japë më armë grupeve terroriste PKK/PYD.

Deklarata e Mevlut Çavusoglu erdhi pasi Trump dhe Erdogan folën në telefon të premten në lidhje me samitin e fundit në Soçi, krizën siriane dhe marrëdhëniet bilaterale.

“Z. Trump qartësoi se nuk do të jepen më armë për YPG-në duke shtuar se në thelb ky absurditet duhet të kishte përfunduar më parë”, ka thënë Çavusoglu para gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me zv/kryeministrin dhe njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Rajonal të Republikës Demokratike të Kongos, Leonard She Okitundu.

Erdogan-Trump, bisedë telefonike për samitin e Soçit dhe Sirinë

Pas telefonatës së lartpërmendur, Erdogan postoi në “Twitter” këto fjalë: “Unë realizova sot një bisedë telefonike të frytshme me Presidentin amerikan, Donald Trump.”

Çavusoglu tha se një nga çështjet me më shumë efekt negativ në marrëdhëniet SHBA-Turqi, krahas organizatës terroriste gyleniste (FETO) dhe disa kryefjalëve të tjera, ka të bëjë me armët që Uashingtoni i jep grupit terrorist PKK/PYD.

“Kohët e fundit kemi parë të jepen edhe disa automjete të blinduara. Presidenti ynë i komunikoi z. Trump edhe një tjetër herë shqetësimet tona. Presidenti Trump bëri të qartë se nuk do të jepen më armë për YPG-në duke shtuar se në thelb ky absurditet duhet të kishte përfunduar më parë”, tha shefi i diplomacisë turke.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi më vonë se “në përputhje me politikën tonë të mëparshme, Trump i tha Presidentit Erdogan se SHBA-ja do të bënte rregullime në pritje në lidhje me mbështetjen ushtarake dhënë për partnerët tanë në terren në Siri”.

Megjithatë ajo nuk përcaktoi se cilave partnerë po u referohej.

“Liderët diskutuan gjithashtu për blerjen e pajisjeve ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë me shkrim.

PYD-ja dhe krahu i saj ushtarak, YPG, janë fraksione siriane të organizatës separatiste terroriste PKK, e cila lufton kundër Turqisë prej më shumë se 30 vitesh.

Që kur PKK-ja nisi fushatën e saj terroriste në Turqi në vitin 1984, dhjetëra-mijëra njerëz janë vrarë.



Lajme të ngjashme