Erdogan: Samiti në Soçi, investim për të ardhmen e drejtë të Sirisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të shtunën në qytetin Balikesir se samiti i pak ditëve më parë në Soçi të Rusisë është rezultat i përpjekjeve, që janë investuar për të ardhmen e drejtë të Sirisë...

Erdogan: Samiti në Soçi, investim për të ardhmen e drejtë të Sirisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të shtunën në qytetin Balikesir se samiti i pak ditëve më parë në Soçi të Rusisë është rezultat i përpjekjeve, që janë investuar për të ardhmen e drejtë të Sirisë.

"Samiti i mbajtur në Soçi është produkt i përpjekjeve të investuara për të ndërprerë të gjitha tragjeditë njerëzore në kontekstin e Sirisë dhe për të siguruar të ardhmen për këtë rajon në kushtet më të mundshme të drejtësisë", tha Erdogan.

Ai bëri me dije mes të tjerash se masakrën në Egjipt e ka kryer organizata terroriste DAESH, ndërsa parashtroi pyetjen se si varsës të tillë mund të quhen myslimanë.

"Si mund ti quani myslimanë? Ata janë vrasës dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me islamin", u shpreh Erdogan duke folur rreth sulmit terrorist, ku humbën jetën të paktën 305 persona.



Lajme të ngjashme