Erdogan: Kurrë s’do të lejojmë ofendimet kundër çfarëdolloj vlere të Turqisë

Presidenti i Turqisë dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Recep Tayyip Erdogan, siguroi të shtunën se nuk do të lejojnë kurrë sulmet apo ofendimet kundër çfarëdolloj vlere të vendit të tij...

854982
Erdogan: Kurrë s’do të lejojmë ofendimet kundër çfarëdolloj vlere të Turqisë

Presidenti i Turqisë dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Recep Tayyip Erdogan, siguroi të shtunën se nuk do të lejojnë kurrë sulmet apo ofendimet kundër çfarëdolloj vlere të vendit të tij.

Ai mbajti një fjalim në mbledhjen e gjerë të degës së partisë së tij në qytetin Balikesir, ku reagoi kundër skandaleve të fundit në aktivitetet e NATO-s.

“S’do të lejojmë kurrë sulmet apo ofendimet kundër personit tim, themeluesit të Republikës sonë, Mustafa Kemal Ataturk, ushtrisë sonë apo çfarëdolloj vlere të këtij shteti. Aq më shumë nuk do të lejojmë cenimin e nderit dhe krenarisë së këtij kombi të shenjtë”, theksoi Presidenti Erdogan duke paralajmëruar se disa qarqe duhet të korrigjojnë veten dhe të vijnë në rrugë të mbarë, një aludim ky në lidhje me vendosjen e tij dhe Ataturkut në shënjestër gjatë stërvitjes së NATO-s në Norvegji, më 8-17 nëntor.

Më tej, kreu i shtetit turk vlerësoi samitin tresh Turqi-Rusi-Iran të 22 nëntorit në Soçi, për zgjidhjen e krizës siriane.

“Ne morëm vendime shumë kritike për t’i dhënë fund dramës njerëzore në Siri. Së afërmi do të shikojmë më qartë në terren pasqyrimet pozitive të këtyre vendimeve”, u shpreh ai.

Erdogan tërhoqi vëmendjen gjithashtu se autoritetet e tri vendeve garantuese të armëpushimit në Siri do të vazhdojnë takime me intervale të caktuara.

“E gjithë bota pa në samitin e Soçit shpresë, stabilitet, paqe dhe një të ardhme. Vëllezërit tanë sirianë panë në takimin e Soçit mundësinë për t’u kthyer në atdheun e tyre pas shumë vitesh”, vlerësoi ndër të tjera lideri turk.



Lajme të ngjashme