Presidenti Erdogan në Soçi të Rusisë për takimin tresh Turqi-Rusi-Iran
Tema kryesore e takimit tresh që do të mbahet në Soçi të Rusisë do të jetë kriza e Sirisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) sot udhëtoi për në Soçi të Rusisë, si i ftuari i Presidentit Vladimir Putin.
Presidenti Erdoan në këtë vizitë shoqërohet nga zonja e parë, Emine Eroan, ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Albayrak).
Këtu Presidenti Erdoan në Pallatin Sanatoriumi Rus do të takohet me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani.
Tema kryesore e takimit do të jetë kriza e Sirisë.
Gjatë mbledhjes treshe që do të mbahet në qytetin Soçi të Rusisë, liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të diskutojnë në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri dhe situatën në rajon.
Pas takimit me pjesëmarrjen e Presidentëve Putin dhe Ruhani do të organizohet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
Më pas presidentët Erdoan, Putin dhe Ruhani do të takohen në darkën që do të shtrohet për nder të tyre.
Ky do të jetë njëkohësisht takimi i 6-të kokë më kokë i Presidentit Erdoan me Presidentin Putin gjatë një viti.
Erdogan: Ne e dimë saktësisht se çfarë po ndodh në rajon, sipas kësaj do ti marrim edhe masat | TRT Shqip
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se organizata terroriste DAESH pësoi disfatë në Siri, ndërsa tërhoqi vëmendjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë me dërgimin e armëve në këtë vend.