Kalin: ShBA-të duhet të ndërpresin marrëdhëniet me PYD/YPG-në

“Ata prej fillimit na thonë se marrëdhëniet e tyre me PYD/YPG-në janë të përkohshme, pra do ti ndërpresin marrëdhëniet me ata pas çlirimit të Rakkas dhe pas eliminimit të DAESH-it", deklaroi zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin.

851636
Kalin: ShBA-të duhet të ndërpresin marrëdhëniet me PYD/YPG-në

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (Kalın) bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani duhet ti ndërpresin marrëdhëniet me PYD/YPG-në fraksionin e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.  

“Ata prej fillimit na thonë se marrëdhëniet e tyre me PYD/YPG-në janë të përkohshme, pra do ti ndërprenë marrëdhëniet me ata pas çlirimit të Rakkas dhe pas eliminimit të DAESH-it. Prandaj presim që ShBA-të të ndërpresin marrëdhëniet e tyre me PYD/YPG, sepse detyra ka marrë fund”, deklaroi zëdhënësi i Presidencës.

 

Ibrahim Kallën u prononcua për shtëpinë mediatike franceze, “France 24”.

Zëdhënësi Kallën bëri të ditur se duhet të hetohet edhe skandali i jetuar gjatë stërvitjeve të NATO-s, ku janë përdorur fotografitë e Ataturkut dhe Presidentit Erdoan.

Duke e bërë të ditur se Turqia është një aleate e fortë e NATO-së Kallën tha se “Ne morëm pjesë në një numër të madh të stërvitjeve, jemi pjesë e NATO-s më shumë se 50 vjet. Natyrisht që është e nevojshme që kjo ngjarje të hetohet me kujdes. Duhet të hetohet se kush e bëri këtë, kush i vendosi ato fotografi aty dhe të ngjashme. Si është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë në një aleancë ushtarake me disiplinë kaq të fortë?”

Kallën rikujtoi se Turqia pranoi kërkim falje nga NATO-ja, ndërsa në përgjigje të pyetjes se a ka ndodhur rasti aksidentalisht apo jo, Kallën u përgjigj duke thënë se “Nuk jam i njohur me detajet, do të shohim”.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes në lidhje me tensionimin e jetuar në marrëdhëniet me ShBA-në, Kallën foli kështu: “Ne kemi një aleancë strategjike me ShBA-në, por gjatë viteve të fundit që shtrihen deri tek udhëheqja e Obamas, ballafaqohemi me dy probleme kryesore. E para është mbështetja amerikane e PKK / PYD në Siri dhe e dyta ekstradimi i udhëheqësit të organizatës terroriste gyleniste (FETO), e cila ishte pas përpjekjes vdekjeprurëse të grusht shtetit më 15 korrik 2016. Gylenistët janë sistemuar në ShBA, ku ata e keqpërdorin sistemin nëpërmjet shkollave të tyre, falsifikimin e vizave dhe me anë të pastrimit të parave. Ndërsa tani e përdorin sistemin amerikan për të sulmuar Turqinë”.  

"Ne nuk kemi kërkuar kurrë diçka që është jashtë kuadrit ligjor. Kërkuam ekstradimin e Fetullah Gylenit në Turqi bazuar në një traktat të ekstradimit të kriminelëve që SHBA nënshkruan në vitet 1960", shtoi më tej Kallën.

Duke iu referuar marrëveshjes së PKK / PYD-së me DAESH-in, e cila i lejoi luftëtarët DAESH-it dhe familjet e tyre të largoghen nga Rakka, Kallën tha se është një "marrëveshje e tmerrshme" dhe tregon gabimin e mbështetjes së një grupi terrorist kundër një tjetri. “Ne kemi thënë që në fillim se nuk mund të luftoni kundër një organizate terroriste duke e përdorur një tjetër. Ashtu siç kamë thënë edhe pak kohë më parë PYD/YPG-ja çdo herë ka qenë fraksioni i PKK-së në Siri. A është PKK-ja një organizatë terroriste? Po. Ata urdhrat i marrin nga aty dhe nëse shikoni në strukturën komanduese të PYD-së do të shihni se të gjithë emrat kyç zënë vend në Kandil dhe në PKK”.

Ndërkaq në lidhje me procesin e Astanës, të filluar për gjetjen e zgjidhjes krizës në Siri, Kallën tha se ai nuk është alternativë e procesit të Gjenevës, por është proces plotësues, ndërsa shtoi se për zgjidhjen e problemit të Sirisë janë duke punuar në dy kanale, njëri nëpërmjet OKB-së dhe tjetri i hapur nga Turqia, Rusia dhe Irani.

Duke e bërë të ditur se “Esadi nuk është ai që do ta bashkoj Sirinë”, zëdhënësi Kallën tha se “Ai ka humbur legjitimitetin e tij dhe nuk mund ta çoj Sirinë në një qeveri gjithëpërfshirëse, demokratike, shumëkulturore, funksionale dhe legjitime. Është e qartë se populli sirianë do të vendos për këtë çështje”.



Lajme të ngjashme