Turqi – Kryeparlamentari Kahraman merr mandatin e dytë

Deputeti i Stambollit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, Ismail Kahraman në raundin e tretë të votimit të mbajtur të hënën mori 289 vota nga gjithsej 509 deputetë që morën pjesë në votim.

Turqi – Kryeparlamentari Kahraman merr mandatin e dytë

Deputeti nga radhët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, Ismail Kahraman me shumicë votash u rizgjodh si kryetar i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM). 

Deputeti i Stambollit Kahraman në raundin e tretë të votimit mori 289 vota nga gjithsej 509 deputetë që votuan dhe u rizgjodh në krye të institucionit më të rëndësishëm ligjvënës të Turqisë.

Kandidati i Partisë opozitare Republikane Popullore (CHP), Zekeriya Temizel mori 124 vota.

Kandidati i partisë së opozitës HDP, Selam Irmak mori 37 vota, kurse një votë më pak mori kandidati i Partisë së Lëvizjes Kombëtare (MHP) Celal Adan.

Kandidati i partisë së sapoformuar “IYI Parti”, Yusuf Halacoglu mori 7 vota, kurse 16 vota u shpallën të pavlefshme.



Lajme të ngjashme