Bozdag: Incidenti i jetuar në Norvegji, një nga skandalet më të mëdha në historinë e NATO-s

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozda bëri deklarata të rëndësishme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mbajtur në Ankara.

Bozdag: Incidenti i jetuar në Norvegji, një nga skandalet më të mëdha në historinë e NATO-s

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozda (Bozdağ) bëri të ditur se incidenti i jetuar gjatë stërvitjes javën e shkuar në Norvegji është "një nga skandalet më të mëdha në historinë e NATO-s".

Bekir Bozda bëri deklarata të rëndësishme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mbajtur në Ankara.

Duke folur për gazetarët në kryeqytetin e Ankarasë, Bekir Bozda tha: "Ky është një nga skandalet më të mëdha në historinë e NATO-s. Ky nuk është një sulm vetëm ndaj personaliteteve të Ataturkut dhe Presidentit Erdogan, por është një sulm ndaj Turqisë. Ne deklarojmë qartë se ky incident nuk duhet të fshihet nën qilim".

Turqia u tërhoq nga stërvitja Trident Javelin e NATO-s në Norvegji pasi një zyrtar norvegjez civil e përshkroi Presidentin Rexhep Tajip Erdogan si një "bashkëpunëtor armik".

Një portret i themeluesit të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk u shfaq gjithashtu në "listën e udhëheqësve armiqësorë" gjatë një stërvitje kompjuterike.

Pas incidentit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi falje Turqisë në një deklaratë me shkrim, nga Presidenti Erdogan në një bisedë telefonike dhe personalisht tek Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar, gjatë një takimi me të në Kanada.

Duke e bërë të ditur se kërkim falje i Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe largimi nga puna i personave të përfshirë në këtë incident, janë zhvillime pozitive, Bekir Bozda tha se “Sado që ky incident duket si një incident i shkaktuar nga individët, ai nuk mund të mbyllet vetëm me këta individ. Pushimi nga puna i vetëm dy persona nuk do të thotë se rasti është zbardhur”.

Zëvendëskryeministri Bozda tha se ky rast nuk duhet të mbyllet dhe se në lidhje me këtë duhet të merren në pyetje edhe eprorët e këtyre personave.

 

Duke folur për arrestimin e biznesmenit turk Riza Sarraf në Nju-Jork, Bozdag tha se rasti është një konspiracion kundër Turqisë.

"Ne deklarojmë qartë se ky rast është politik, nuk ka bazë ligjore, është një konspiracion kundër Turqisë, ata që e merren me këtë rast janë duke bërë presion mbi të dyshuarit," tha ai.



Lajme të ngjashme