Ynall: Në NATO ka mbetje të FETO-s

Vazhdon reagimi i ashpër i Turqisë ndaj skandalit të përjetuar në stërvitjen e NATO-s.

Ynall: Në NATO ka mbetje të FETO-s

Vazhdon reagimi i ashpër i Turqisë ndaj skandalit të përjetuar në stërvitjen e NATO-s.

Zëvendëskryetari i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe zëdhënësi i partisë, Mahir Ynall (Ünal), në lidhje me këtë çështje tregoi si adresë organizatën terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

“Ne e dimë se anëtarët e FETO-s të infiltruar në Forcat e Armatosura Turke, pas 15 korrikut kanë qëndruar në NATO dhe dimë gjithashtu se për fat të keq vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbrojnë këto mbetje të FETO-s. Ngjarja e përjetuar në stërvitjen e NATO-s në Norvegji është një skandal, një gjendje e papranueshme. Pas 15 korrikut, zbatimet e NATO-s ndaj një aleati janë të papranueshme” tha Ynall.  

Ndërkaq edhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) e vlerësoi skandalin e përjetuar në stërvitjen e NATO-s si një gjendje të papranueshme.

Ai tha se perëndimi është brenda një botëkuptimi që përpiqet ta kthejë anti-islamin në një armiqësi ndaj Turqisë.

Edhe Kryetari i Partisë MHP, Devlet Bahçeli reagoi ashpër ndaj kësaj ngjarje dhe e cilësoi atë si një skandal të parikuperueshëm dhe vënia në pyetje e NATO-s është kthyer në një domosdoshmëri për Turqinë.  

Edhe Kryetari i Partisë CHP, Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) tha se kjo ngjarje nuk duhet të kalohet vetëm me kërkesë faljeje.

 


Lajme të ngjashme