Akar dhe Çelik pjesëmarrës në Forumin e 9-të Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Forumi i 9-të Ndërkombëtar i Sigurisë Halifax filloi në qytetin Halifax të Kanadasë.

Akar dhe Çelik pjesëmarrës në Forumin e 9-të Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Forumi i 9-të Ndërkombëtar i Sigurisë Halifax (Halifax International Security Forum), ku merr pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Hulusi Akar dhe Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik filloi në qytetin Halifax të Kanadasë.

Në forum do të zhvillohen seancat me tituj: “Paqja, Mirëqenia, Parimi: Me çfarë qëllimi duhet të mbrohen?”, “Përdorimi i Kapitalit si Armë: Një Brez, Një Rrugë”, “Roli i gruas në sigurimin e paqes”, “Afrimi me Rusisnë: Përgatitjet Pas Putinit”, “Ushtritë Satelitore: Gara në hapësirë”, “Rindërtimi i Lindjes së Mesme”.

Në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, në Halifax të Kanadasë ku përfshi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, marrin pjesë më shumë se 300 përfaqësues të 70 shteteve të ndryshime të botës, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Hulusi Akar dhe Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik, do të mbajnë nga një fjalim drejtuar pjesëmarrësve.

Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifax, që është i njohur si një ngjarje vjetore, e cila krijon hapësirë për vendimmarrësit që të gjejnë bashkërisht zgjidhje për çështje të vështira, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë globale, do të zgjasë 3 ditë.



Lajme të ngjashme