74 anëtarë të rëndësishëm të PKK në listën e të kërkuarve janë vrarë në operacionet e ushtrisë turke

(AA) Së paku 74 terroristë të kërkuar të PKK-së janë vrarë gjatë operacioneve të vazhdueshme kundër terrorizmit që nga shtatori vitit 2016, njoftoi një burim i Ministrisë së Brendshme të Turqisë për Anadolu Agency (AA).

Burimi anonim tha se operacionet kundër terrorizmit kanë vënë në shënjestër anëtarët më të rëndësishëm të PKK-së, përfshirë ata të përmendur në listën e terroristëve të kërkuar nga ministria.

Terroristët u vranë kryesisht në krahinat lindore dhe juglindore të Tuncelit, Bitlis, Diyarbakir, Hakkari dhe Adiyaman. Dy terroristë u vranë gjithashtu në Siri, ndërsa një tjetër u vra në Irak, shtoi burimi.

Lista e Ministrisë së Brendshme është e ndarë në pesë kategori të koduar me ngjyrë të kuqe të përcaktuar si më të kërkuarit, pasuar nga blu, jeshile, portokalli dhe gri.

Në raste të veçanta, tre terroristë u vranë në krahinën juglindore të Siirtit, dy të tjerë në Diyarbakir dhe katër të tjerë në Tunceli.

PKK është renditur si një organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. Në fushatën e saj terroriste mbi tre dekada kundër Turqisë, janë vrarë më shumë se 40.000 njerëz.

Lajme të ngjashme